FSHF inaguron sonte, “Shtëpinë e Tifozëve”

“Shtëpia e Tifozëve”, është një realitet në qytezën e Perros Guirec. Tashmë shqiptarë dhe francezë banorë të qytezës, do të kenë mundësinë, prej sot per te blere devizen zyrtare te skuadres kombetare, fanella, tuta dhe suvenire te ndryshem si varese celsash, USB, syze gazmore, shkumesa kuqezi, kapele, me varëse me logon e FSHF.
Sot në mbrëmje, në orën 21.00, në qytezën e Perros Guirec u inagurua “shtëpia e Tifozëve”, një organizim i Federatës Shqiptare të Futbollit, i programuar muaj me parë. Në ceremonine e inagurimit ishte i pranishem i gjithë ekipi kombetar, trajneri Gianni De Biasi, stafi, si edhe drejtuesit e larte te FSHF, presidenti Armand Duka, ZvPresidenti Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Francë Dritan Tola Të ftuar ishin edhe personalitete të qytezës franceze, përfshi edhe Kryetarin e Bashkise së Perros Guirec Erven Leon. Një organizim i tillë po përgatitet edhe në Marsejë, ku Shqipëria do te luajë kundër Francës më datë 15 qershor, në ndeshjen e dytë të finaleve.