Cana dhe Lenjani “kursehen”

Skuadra e Nantes rikthehet tek fitorja duke mundur 1-0 skuadrën e Nices, e cila kishte objektivin tri pikë, pasi synon një biletë në Champions League. Ishte Adrien Tomason ai që realizoi në minutën e 68-të, duke i prishur punë edhe skuadrës së Nisës. Te “kanarinat” ra në sy mungesa e dy futbollistëve të kombëtares sonë, Lorik Cana e Ermir Lenjani, të dy në stol dhe pa asnjë minutë në ndeshjen e fundjavës.