De Biasi: Ti përvishemi punës

Trajneri i Shqipërisë, Giovanni De Biasi, ka dhënë sot në orën 10.30 një konferencë për shtyp për mediat. Në qendër të vëmendjes, kanë qenë dy ndeshjet miqësore, që Shqipëria do të luajë më 26 mars, kundër Austrisë në Vienë dhe më 29 mars në Luksemburg. Trajneri tregoi se grumbullimi do të nisë prej sot në Resortin “Tropikal” në Durrës dhe do të vazhdojë deri më datë 25 mars, kur skuadra do të niset për në Austri.

Trajneri pasi paraqiti listën e të thirrurve, bëri edhe disa komente. Ai komentoi se katër futbollistë do të vazhdojnë të qëndrojnë me ekipin shpresa, për shkak të impenjimeve të rëndësishme që kjo skuadër ka. Vetëm Milot Rashica, do të thirret në ndeshjen e dytë kundër Luksemburgut.

Sa i takon fushatës për Euro 2016, trajneri sqaroi se duhet të përpiqemi dhe punojmë sa më shumë. “Duhet ti përvishemi punës për të treguar pjesën tonë më të mirë, që është fryma e grupit dhe e skuadrës. Ne llogaritemi si skuadra e katërt e grupit. Kështu mendonin edhe në eliminatore, por ne ja dolëm mbanë. Jo se kemi lojtarët më të mirë por sepse kemi një grup që lufton dhe sakrifikon. Po dhamë më të mirën e këtij grupi, do të jetë e vështirë për të gjithë kundërshtarët”, theksoi trajneri De Biasi. Ja dhe lista:

1. ETRIT BERISHA
2. ORGES SHEHI
3. ALBAN HOXHA
4. ARLIND AJETI
5. NASER ALIJI
6. BERAT GJIMSHITI
7. MERGIM MAVRAJ
8. LORIK CANA
9. SHKELZEN GASHI
10. ELSEID HYSAJ
11. HEROLIND SHALA
12. ANSI AGOLLI
13. MIGJEN BASHA
14. FREDERIK VESELI
15. LEDIAN MEMUSHAJ
16. ERGYS KACE
17. ANDI LILA
18. ODISE ROSHI
19. BURIM KUKELI
20. ERMIR LENJANI
21. ARMANDO SADIKU
22. TAULANT XHAKA
23. AMIR ABRASHI
24. BEKIM BALAJ
25. SOKOL CIKALLESHI
26. MILOT RASHICA ** (grumbulluar vetem per ndeshjen me Luksemburgun)