De Biazi: Neser luajme per fitore

Ne oren 18.00 (me oren shqiptare), trajneri i Shqiperise Xhani De Biazi dha nje konference per shtyp se bashku me kapitenin Lorik Cana dhe menaxherin e skuadres Alban Bushi. Te pranishem gazetare shqiptare dhe armene.

Ne fillim trajneri i kombetares i beri nje permbledhje situates ku skuadra ndodhet para kesaj ndeshje dhe foli per objektivat e saj. “Nese perpara shortit do ti kisha kisha thene popullit shqiptar qe nje ndeshje nga fundi, do te kemi shansin qe ne rast fitoreje do te kualifikohemi, ata do te me merrnin per budalla”-tha De Biazi duke shtuar: “Sot 24 ore perpara ndeshjes ne e kemi kete mundesi dhe tashme ky eshte nje realitet”. Trajneri kuqezi vleresoi kundershtarin si nje skuader me vlera. “E kam komplimentuar edhe ne Elbasan Armenine, pas perfundimit te ndeshjes, sepse realisht eshte nje skuader mjaft e mire”.

Trajneri i Shqiperise eshte ndalur ne ndeshjet e fundit te skuadres kombetare duke bere per to dhe objektivat e saj, kete permbledhje: “Do te ishte bukur qe te festonim ketu ne vendin tuaj per te treguar ketu se edhe nje vend i vogel mund t’ia dale.. Per fat te keq ne dy ndeshjet e fundit humbem shansin per te ardhur ne Armeni te kualifikuar. Shpresojme ta bejme neser kete dhe kemi shume mundesi qeta bejme neser. Shpresonim shume te kishim rezultat te mire por ne minutat e fundit planet na u prishen. Kemi aq shume deshire te realizojme endrren tone. Realisht jemi shume te karikuar per te luftuar per fitore neser”, perfundoi trajneri i Shqiperise.

Sa i takon formacionit, pa dhene hollesi trajneri De Biazi u shpreh se ka vendosur per gjithcka, ne lidhje me ata qe do te luajne neser.