Derbi kuqezi në Zvicër s’ka fitues

Futbollisti i Kombëtares, Burim Kukeli, me ekipin e Zurich-ut, ka pësuar një humbje me rezultatin 3-0 në fushën e Young Boys-it. Vendasit ishin më të mirë dhe arritën tri pikë shumë të rëndësishme. Golat i shënuan Sulejmani (13’), Horo (47’) dhe Gerndt (62’). Kukeli luajti 90 minuta, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 902-të. Zurich mban vendin e tetë me 30 pikë, ndërsa Jang Bojs është i dyti me 57 pikë pas 30 jave në kampionatin zviceran.

Ndërkohë për Vazudin e Armando Sadikut kalendari rezervonte një ndeshje mjaft të vështirë, me Basel-in kryesues që e nisi nga minuta e parë me Taulan Xhakën e Naser Alijin.

Mbrojtësi luajti deri në minutën e 73-të, por ndeshja deri në fund nuk pati gola dhe Vaduzi mori një pikë me vlerë duke patur parasysh kundërshtarin që kishte përballë.