Eurosport

Shqipëria kualifikohet për herë të parë ne nja Kampionat Europian , dhe fitorja 3-0 kundër Armenisë u siguroi vendin e dytë në Grupin I .

Shqipëria , që nuk ka luajtur asnjëherë më përpara në Kampionatin Botëror dhe atë Europian , qëkur është future në keto dy kompeticionë në mes të viteve 60’, siguroi një vend , pas fitores 3-0 me Armeninë.

 

Me mijëra mbështetës si nga Shqipëria dhe nga Kosova , dolën në rrugë duke festuar me fishekzjarre dhe me bori makinash. Kampionia e Botës , Gjermania u kualifikuar për në Euro 2016 , së bashku me Rumaninë dhe Poloninë. Fituesit e Kupës së Botës , që e kanë ngritur tri herë trofeun Henri Delauney , fituan 2-1 kundër Gjeorgjisë dhe siguruan vendin e parë në Grupin D .

 

Polonia u rendit pas Gjermanisë , dhe fitorja 2-1 kundër Irlandës në Varshavë , bëri që Irlanda të shkojë në fazën play-off. Goli i fitores erdhi nga Robert Levandoëski, i cili shënoi dhe një record , 13 gola në fazën kualifikuese të Europianit.

Rumania gjithashtu siguroi një vend në Francë , pas fitores 3-0 me Ishujt Faroe , dhe siguroi vendin e dytë në grupin F , pas irlandës së Veriut, tashmë të kualifikuar. Fitorja e coi Rumaninë në kuotën e 20 pikëve , 1 më pak se Irlandezët , që arritën 21 pikë pas barazimit me Finlandën , duke e cuar ekipin Hungarez në fazen play-off. Hungaria u mund në një ndeshje të jashtzakonshme kundër Greqisë. Kjo ishte ndeshja e parë që kampionët e Europës në 2004 , fitonin në 10 ndeshjet kualifikuese , dhe hera e parë që shënonin në fushën e tyre.

 

16 ekipe, duke përfshirë vendin organizator , Francën, kanë siguruar një vend në finalet me 24 shkuadra. Së bashku me 4 ekipet që u kualifikuan të dielën, Islanda , Republika Ceke , Belgjika dhe Uellsi , u kualifikuan dhe ekipe si Spanja , Anglia, Zvicra, Irlanda e Veriut , Austria , Italia dhe Portugalia. Gjashtë ekipe të tjera janë në garë për kualifikim direkt : Sllovakia dhe Ukraina nga Grupi C , Rusia dhe Suedia nga Grupi G dhe Norvegjia dhe Kroacia nga Grupi H. Marotona e kualifikueseve do të vazhdoje dhe të Hënën dhe të Martën me 18 ndeshje të tjera , ku 20 finalistë do të bëhen te ditur , së bashku me skuadrën e tretë më të mirë. 8 ekipet që do jenë renditur në vendit e tretë do të futen në fazën play-off . Shorti do të hidhet të dielën e ardhshme.