Gashi në 11-shin më të mirë të javës

Sulmuesi i Kombëtares, Shkëlzen Gashi po arrin formën e tij dhe po vërteton pse është ndër lojtarët më të paguar te Colorado Rapids.

Në barazimin 2-2 marrë fundjavën e shkuar në Montreal Gashi ishte më i miri në fushë, duke shënuar një gol dhe duke qenë protagonist te goli i dytë.

Paraqitja e Gashit është vlerësuar maksimalisht, teksa është përzgjedhur nga faqja zyrtare e kampionatit amerikan në formacionin më të mirë të javës.

Në një formacion 3-5-2, Gashi është vendosur në të majtë të mesfushës, aty ku luan edhe te Colorado.