Grezda, mes më të mirëve në Kroaci

Mesfushori i Kombëtares U-21, Eros Grezda është përfshirë në formacionin më të mirë të Ligës së Parë në Kroaci për javën e kaluar. Futbollisti bëri një paraqitje mjaft të mirë me Lokomotivën e Zagrebit në ndeshjen e javës së 31-të ndaj HNK Rijeka. Grezda luajti titullar me Lokomotivën ashtu si edhe lojtari tjetër i Kombëtares U-21, Herdi Prenga, ndërkohë që në anën tjetër me Rikejën u aktivizuan Bekim Balaj dhe Odise Roshi. Grezda ka luajtur 24 ndeshje këtët sezon me skuadrën nga Zagrebi, teksa ka shënuar edhe 8 gola.