Kartoni i kuq, Ajeti një ndeshje në tribunë

Mbrojtësi i Kombëtares Arlind Ajeti do të mungojë vetëm një ndeshje për Frozinonen, pas kartonit të kuq marrë në Verona ndaj Kievos.

22-vjeçari i kombëtares shqiptare ka shkëlqyer këtë vit, duke qenë ndër titullarët e padiskutueshëm te Frozinone, por loja e tij e ashpër po i kushton shtrenjtë, sepse pasi mungoi në ndeshjen ndaj Veronës për pezullim me 5 të verdha, tani mungon për të kuqen ndaj Kievos, që mund ta evitonte.

Kjo ka bërë që Ajeti të kritikohet në mediat italiane, edhe për faktin se do të mungojë në një finale mbijetese fundjavën e ardhshme, kundër Palermos.

Ndërkaq, pas pezullimit kthehet te Peskara mesfushori vlonjat Memushaj.