Katër futbollistët kthehen në shtëpi

Berat Gjimshiti, Milot Rashica, Herolind Shala dhe Amir Rahmani, janë larguar nga rezidenca kuqezi, sot në mëngjes. Të katër futbollistët, të cilët ishin grumbulluar me skuadrën kombëtare, nga trajneri Gianni De Biasi, janë nisur për në destinacionet e tyre të udhëtimit, duke u nisur nga Vjena. Në orën 07.30 të mëngjesittë katër futbollistët, janë përcjellë nga menaxheri i skuadrës Alban Bushi dhe nga zv.trajneri i skuadrës Erion Bogdani. Të dy ish-legjendat e sulmit shqiptar, sot drejtues të skuadrës kombëtare, janë përshëndetur me futbollistët dhe ju kanë uruar atyre rrugë të mbarë. “Ishte një moment shumë i veçantë, si për mua ashtu edhe për Bogdanin. E kuptoj ndjenjën e djemve dhe atë që ata përjetojnë në këtë cast. Por futbolli njeh edhe moment të tilla. Ata janë pjesë e skuadrës kombëtare dhe në të ardhmen do të kenë mundësinë q të tregojnë vlerat e tyre”-u shpreh për uebin zyrtar të FSHF, menaxheri Bushi.

Ndërkohë, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohrave, për kombëtaren e Shqipërisë, Erion Bogdani dha këtë prononcim: “E kuptoj ndjenjën e tyre. Por futbolli është një luftë dhe kjo nuk do të jetë për ta, beteja e fundit. Përkundrazi, të katër janë djem të talentuar që kanë një të ardhme të shkëlqyer përpara. Kombëtarja e Shqipërisë, është krenare për tad he kontributin e tyre”-deklaroi Bogani për uebin zyrtar të FSHF.