Koln-i do të rinovojë me Mavrajn

Në fare pak kohë gjithçka ka ndryshuar në karrierën e mbroijtësit të Kombëtares, Mërgim Mavraj. Në fillim të vitit zgjidhja e vetme dukej largimi nga Këlni, për të rigjetur formën e plotë fizike pas një dëmtimi të rëndë dhe për të luajtur rregullisht në prag të Euro 2016. Por Koln nuk e mori në konsideratë mundësinë e largimit, sepse trajneri Peter Stoger e shikonte Mavraj si shumë të rëndësishëm për vizioni e tij taktik. Vendimi i trajnerit ka rezultuar perfekt për të dyja palët, pasi në pjesën e dytë të sezonit Mavraj ka luajtur 9 herë titullar, duke pasur një rendiment të lartë. “Kicker.de” shkruan se mbrojtësi i Kombëtares sonë do të “blindohet” nga Koln-i, që po mendon rinovimin me shqiptarin.