Kombëtarja lë Austrinë, mbërrin në Itali

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka lënë sot paradite hotelin Falkenstainer, në Bad Ëaltersdorf, i cili për dhjetë ditë u shndërrua në rezidencë të saj. Në orën 12.30, ekipi e ka patur mengjesin e lirë. Më pas, futbollistët kanë kryer edhe një set fotosh individuale me kostumet civile dhe kanë konsumuar drekën. Sipas parashikimit, ata pas një ore udhëtimi me autobus, kanë mbërritur në aeroportin e Gracit. Pasi kanë kryer proceduarat e zakonshme, i gjithë delegacioni, së bashku me skuadrën, kanë udhëtuar drejt Bergamos me një avion çarter. Ai është ngritur nga toka austriake në orën 14.15 dhe pas gati një ore ka zbritur në aeroportin e Bergamos. Menjëherë delegacioni është nisur drejt hotelit “Ëinter Garden”, ku edhe është akomoduar.

Në orën 18.30 trajneri Gianni De Biasi do të japë një konferencë për shtyp, ndërsa në orën 19.00, do të zhvillohet edhe stërvitja e fundit në stadiumin “Atletti Azurri”, ku nesër do të zhvillohet ndeshja miqësore kundër Ukrainës.