Kombëtarja, mbërrin në Marsejë

Kombëtarja shqiptare e futbollit,ka lënë sot në orën 09.45 rezidencën e saj në hotel “L’ Agapa”, për të mbërritur pas 20 minutash në aeroportin e Lanionit. Në orën 10.30, avionic çarter e ka lënë pistën e këtij aeroporti për të fluturuar për 80 minuta. Rreth orës 12.00, skuadra dhe delegacioni kanë nisur udhëtimin drejt hotel “Pullman” ku do të qëndrojë për dy netë. Në hotel, skuadra është pritur nga dhjetra fansa shqiptarë, të cilët kanë nisur të mbërrijnë në Marsejë, për të parë ndeshjen e nesërme. Në orën 13.00, ekipi ka konsumuar vaktin e drekës dhe në 13.30, futbollistët janë ngjitur nëpër dhoma ku do të pushojnë deri në orën 17.45.