Kombëtarja, relaks dhe lojra

Disiplinë, intensitet dhengarkesa. Për 9 ditë me rradhë Gianni De Biasi dhe stafi i tij, kanë aplikuar këtë rregjim, gati spartan tek skuadra. Dhe pikërisht ai, njeriu që drejton kombëtaren kuqezi, sot paradite i ka bërë ta gjithëve një surprizë. Ndonëse në program shkruhej “ora 09.20 nisja për stëritje”, ai ka ndryshuar gjithçka, duke befasuar skuadrën dhe stafin. I gjithë delegacioni, ka marrë drejtimin e një parku lojrash të vendosur në një pyll, rreth 15 minuta larg Hotel Falkenistein. Atje për afro 90 minuta, kuqezinjtë, stafi, trajneri De Biasi madje dhe Presidenti Duka, janë organizuar në lojra të ndryshme, të cilat e kanë kënaqur pa masë delegacionin. Brenda tyre kishte edhe ushtrime fizike por ajo që ishte më e rëndësishme për trajnerin dhe stafin e tij, kishte të bënte me relaksimin e skuadrës dhe krijimin e një gjëndjeje ndryshe brenda saj. Të ndarë në dy skuadra, futbollistë dhe drejtues kanë konkurruar me njeri tjetrin për të qenë fitues.

Skuadra është kthyer në mesditë në hotel për të vazhduar programin e saj, I cili sot parashikon edhe një vizitë në Muzeun e Artit në Vjenë ku ndodhen edhe armët dhe përkrenarja e Heroit Tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.