Kombetarja viziton dyqanin Macron ne Tirane

Kombetarja Shqiptare e Futbollit ka bere sot nje vizite prane dyqanit zyrtar te Sponsorit Teknik Macron e shoqeruar nga trajneri DeBiasi dhe Presidenti Duka. Te pranishem ishin edhe perfaqesues te kompanise Macron dhe nje numer I jashtezakonshem tifozesh te cilet prisnin me padurim mberritjen e Kuqezinjve.

Ne pranine e nje numri te madh mediash nderkombetare, Presidenti Duka pershendeti te ftuarit dhe te pranishmit e shumte me urimin qe “Uniformat e reja te na sjellin sa me shume fat ne Europian”. Urimet me te mira pasuan edhe nga Trajneri DeBiasi I cili rrefehet shume I kenaqur nga nje koleksion ekskluziv per kombetaren tone dhe nga nje pritje aq e ngrohte nga tifozet e shumte te pranishem ne dyqan.

Kapiteni Cana, I shoqeruar nga Balaj, Roshi, Kaçe e shume lojtare te tjere kane zbuluar me tej per syte e publikut tre uniformat e kombetares. Me tej nje “seance” intensive fotografish me lojtaret, blerje te bluzave per t’I patur ato ne versionin unik te autografuara nga lojtaret ka pasuar programin e Kombetares prane Macronstore.