Konferenca, De Biasi dhe Berisha: Do të japim maksimumin

Trajneri Giovani De Biasi dhe portieri Etrit Berisha, ishin ata që dolën përpara mediave në stadiumim e Lionit ku do të zhvillohet ndeshja kundër Rumanisë. Konferenca për shtyp u zhvillua në orën 17.15. Fillimisht foli portieri Etrit Berisha: “Zgjedhjet janë të trajnerit po të kesh një futbollist si Cana që është një lider i vërtetë dhe ndihmon shumë skuadrën. Sigurisht të gjithë jemi të mobilizuar për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje kundër Rumanisë”- tha ndër të tjera portieri i Shqipërisë. “Kundër Francës, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe skuadra ka dhënë maksimumin. Keqardhja për mos arritjen e rezultatit, tashmë është kapërcyer. Të gjithë jemi fokusuar për të bërë më të mirën në ndeshjen e nesërme”- u përgjigj portieri i Shqipërisë Etrit Berisha.
Më pas fjalën e ka marrë trajneri Gianni De Biasi. “Kemi zhvilluar dy ndeshje të mira ku mund të kishim marrë më tepër sa i takon rezultatit. Nuk do të ndryshoja asgjë nga zgjedhjet qe kam bërë. Skuadra ka nderuar veten, tifozët me paraqitjen saj në këto dy ndeshje. Kujtoni se kemi patur tre mundësi të shkëlqyera kudër Zvicrës. Ndërkohë ishim ne që goditëm shtyllën në pjesën e dytë, me fillimin e saj”.
Më pas ai i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes së një gazetari: “Cfarë duhet të bëjmë më mirë Shqipëria? Të shënojë dhe të mos mos pësojë si deri më tani në dy ndeshjet e para”, më pas ai vazhdoi në lidhje me ndeshjen e nesërme:”Përpara kemi një kundërshtar që luan mirëdhe ka arritur të marrë një pikë. Me një fitore nesër do të jetë me 99% e kualifikuar. Por ne do të luftojmë deri në fund duke respektuar kundërshtarin dhe duke dhënë maksimumin në fushën e lojës”- përfundoi përgjigjet e tij trajneri në konferencën për shtyp që dha në stadiumin e Lionit përpara ndeshjes së nesërme kundër Rumanisë.