Konferenca nr.4: Flasin Xhaka dhe Roshi

Taulant Xhaka dhe Odise Roshi, kanë qenë dy futbollistët, që kanë dalë në konferencën për shtyp të organizuar në kompleksin sporti të Bad Wasterdorf të Austrisë. Në orën 12.00 at ju janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. “Kemi në grup skuadra shumë të vështirë me skuadra specifike të cilat kanë një nivel të lartë. Do të veçoja Francën. Megjithatë ne jemi këtu për tu përgatiur dhe për të dhënë më të mirën tonë”, theksoi mesfushori që luan me Bazelin. Pasta jai foli edhe per veten e tij dhe formën që po kalon gjatë kësaj periudhe. “Jam në 70 % të formës time. Po punoj fort në mënyrë që të jem në maksimumin e formës me fillimin e kampionatit europian”-thesoi ai.

Ndërkohë pë Odise Roshin, ditët në grumbullim janë ditë pune intensive dhe përqëndrimi maksimal. “Jam këtu për të mendua vetëm për Europianin dhe po mundhem të jap maksimumin për të qenë në një formë shumë të mirë sportive. Konfirmoj që në skuadër kemi një harmoni të shkëlqyer dhe në këtë drejtim unë jam një protagonist”, bëri shaka futbollisti. Roshi e vlerësoi grupin shumë të vështirë por nuk harroi të shtonte: “Futbolli është i paparashikueshëm. Edhe ne kemi shanset tona. Po të luajmë siç kemi bërë gjatë edicionit, asgjë nuk është e pamundur”, tha mes të tjerave Odise Roshi.