Konferenca për shtyp, flasin Abrashi dhe Lila

Sot në orën 17.30 në kompleksin Yves Jannou në Perros Guirec, përpara stërvitjes së pasdites është zhvilluar konferenca për shtyp, e programuar me dy futbollistë. Përpara mediave shqiptare dhe ndërkombëtare kanë dalë Andi Lila dhe Amir Abrashi. “Jam këtu për të dhënë më të mirën time dhe për të ndihmuar skuadrën. Europiani më ka ardhur në momentin e duhur dhe unë dëshiroj ta shijoj duke qëndruar sa më shumë në të”. Më pas futbollisti, që ka shumë vite që kontribon për skuadrën kombëtare, theksoi: “Dëshiroj që të bëjmë një Europian , në mënyrën se si luajtëm në eliminatore. Ne nuk kemi ardhur rastësisht këtu dhe këtë do ta tregojmë në ditët në vazhdim. Ndihemi mirë, dhe na duket vetja si shokë fëmijërie”-tha ndër të tjera Andi Lila.

Për Amir Abrashin, problemet fizike thuajse kanë kanë kaluar. “Ndjehem mirë dhe jam stërvitur me shumë dëshirë, gjatë kësaj periudhe. Dëmtimet janë drejt rikuperimit dhe po punoj fort që të kkap gjendjen time më të mirë”-theksoi që në fillim Amir Abrashi. Pastaj futbollisti foli edhe për mënyrën se si skuadra po përgatitet për ndeshjet në grup. “Trajneri ynë e njeh shumë mirë taktikën dhe po përgatitemi, që gjithçka të shkojë mirë deri në detaje. Ai i vlerëson shumë detajet dhe ne po punjmë fort, që të përballemi si duhet me kundërshatrët”-përfundoi Abrashi.