Kryeministri Rama pershendet skuadren

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, ka ardhur sot ne mengjes ne hotelin “Winter Garden”, per te pershendetur skuadren kombetare. Ne nje takim te organizuar ne kopeshtin e hotelit, ku nuk mungonin edhe simbolet kombetare,te pranishem kane qene lojtaret e kombetares dhe stafi, drejtuesit e larte te FSHF e perfaqesues te medias. I pari ka folur presidenti Armand Duka, i cili ne emer te te gjitheve i ka uruar mireseardhjen Kryeministrit: “Kemi ketu nje mik, qe nuk mungon kurre ne grumbullimet tona dhe qe na mbeshtet vazhdimisht”. Pastaj ai ka theksuar: “Sot, eshte nje dite e vecante, sepse nisemi per ne France dhe fillon pjesa e vertete e rrugetimit tone. Shijojeni Europianin, kete mundesi dhe enderr te madhe per te gjithe. Jepni me te miren, sic keni bere deri me tani”-theksoi ai. Kryeministri Rama ne fjalen e tij vleresoi arritjen e ekipit duke u ndalur tek presioni: “Ju e keni kryer Europianin tuaj dhe s’duhet te jeni ne presion. Perkundrazi te tjeret duhet te kene frike nga ju. Ju uroj per ate qe ne keni dhene dhe shpresojme qe kjo enderr e nisur muaj me pare te vazhdoje”. Kryeministri konfirmoi se do te jete i pranishem ne ndeshjen e pare kunder Zvicres, me 11 qershor ne Lens. Pastaj ka folur edhe trajneri Gianni De Biasi: ” Ju kam thene se ky eshte nje moment i rendesishem. Ne duhet te perqendrohemi per te dhene maksimumin. Nqs do te japim 110 perqind te kapaciteteve tona, atehere do te kemi mundesi te perballemi pa frike me cdo kundershtar”- theksoi trajneri. Pasi i uroi edhe njehere , Kryeministri, drejtuesit e FSHF, skuadra dhe stafi bene se bashku nje fotografi. Ne oren 09.30, Kryeministri u largua nga rezidenca kuqezi i percjelle nga drejtuesit e FSHF.