Media ndërkombëtare, interes për kuqezinjtë

Çdo ditë në zyrën e shtypit të FSHF mbërrijnë kërkesa nga agjenci, television, gazeta dhe revista të rëndësishme ndërkombëtare. Ata kërkojnë të intervistojnë lojtarë të kombëtares së Shqipërisë, trajnerin Gianni De Biasi dhe Presidentin Armand Duka. Gjithashu kërkesa të shumta ka edhe për të bërë reportazhe për ekipin kombëtar shqiptar, në qendërn stërvitore ku ai stërvitet. Kështu sot ka mbërritur për një reportazh dhe disa intervista, gazetari i BBC në Austri Alex Capstick. Trajneri De Biasi sot në orën 13.00 ka zhvilluar një intervistë me gazetën presitigjioze angleze “The Guardian”. Nesër dhe pasnesër gjithashtu do të ketë vizita të tjera nga mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, Agjencia Reuters, ka publikuar këto ditë dy artikuj. I pari është një analizë, për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe i dyti është një portret i portierit portierin Etrit Berisha. Në analizën e saj, për ekipin shqiptar, Reuters shkruan për profilin e skuadrës shqiptare dhe atë që ajo do të kërkojë në Francë. Në lidhje me ambicjet që ka Shqipëria në këtë Europian, ajo citon fjalët e Presidentit Armand Duka: Ne nuk do të shkojmë në Francë për turizëm por për të treguar më të mirën tonë.