Memushaj çon Pescara-n në play-off

Mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj vazhdon të jetë protagonist me skuadrën e tij Pescara në Serinë B italiane. Mesfushori vlonjate shënoi për të dytin takim radhazi me skuadrës abruceze, teksa e ndihmoi të siguronte biletën për në gjysmëfinalen e fazës play-off në Serinë B.

Në fitoren me rezultatin 2-5 që Pescara arriti në transfertë ndaj Modenas, Memushaj shënoi golin që vulosi fitoren e miqve. Në minutën e 81-të, vlonjati arrit të shënonte brenda zone për ta çuar rezultatin në 2-4.

Ishte goli i 11-të për kapitenin e Pescara-s në këtë sezon të Serisë B.