Njoftim për shtyp

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të radhës, që do të luhen ndaj Austrisë më 26 mars dhe Luksemburgut më 29 mars.

Ditën e martë (22 mars 2016) në orë 12:00do të zhvillohet një konferencë për shtyp, ku para përfaqësuesve të medias do të jenë mbrojtësiMërgim Mavrajdhe sulmuesiSokol Cikalleshi.

Skuadra nën drejtimin e trajneri Gianni de Biasi do të zhvillojë këtë të martë dy seanca stërvitore. E para do të nisë në ora 10:15 të paradites dhe e dyta në ora 17:45. Të dyja këto seanca do të jenë të hapura për mediat vetëm për 15 minutat e para.