Pasdite, përfundojnë fotot zyrtare

Sot pasdite në orën 17.00 ekipi kombëtar dhe stafi , kanë përgatitur fotot zyrtare në prag të fillimit të finaleve të Kampionatit Europian Francë 2016. Ata kanë kryer fotot me uniformën e lojës, tuten e paraqitjes dhe kanë veshur devizën civile të ideuar dhe realizuar nga stitlisti i mirënjohur Altin Mici. Stafi dhe skuadra kanë pozuar së bashku, në disa versione në fushën stërvitore ne kompleksin sportive në Bad Waltersdorf në Austri.
Fiilimisht me kostume civile, ata kanë pozuar përpara aparateve. Më pas I ka ardhur rradha uniformës së lojës dhe tutës së paraqitjes në ndeshje, të gjitha prodhime të sponsorit teknik të FSHF, “Macrone”.
Këto foto do të përdoren për materialet publicitare, që Federata Shqiptare e Futbollit do të përgatisë, gjatë kësaj periudhë, siç janë kartolinat, kalendarët etj. Çdo skuadër, e cila merr pjesë në finalet e Kampionatit Europian, përgatit fotot e saj zyrtare.