Perros Guirec respekton kombëtaren

Sot ka qenë një ditë e vëçantë për qytetin e Perros Guirec. Në Bashkinë e qytezës që vogël, në Bretange, është organizuar një ceremoni e thjeshtë por shumë kuptimplotë. Një delegacion zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, i përbërë nga Presidenti Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, trajneri Giovanni De Biasi, kapiteni Lorik Cana dhe drejtues të tjerë, janë pritur nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Perros Guirec, Erven Leon. I ftuar i veçantë, ishte edhe presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët . Fillimisht ka përshëndetur kryetari i bashkisë së Perros Guirec. Më pas ka folur presidenti Duka. “Ne kemi ardhur për herë të parë në Europian dhe kjo është historia më e bukur e futbollit shqiptar. Qyteza juaj, ku ne kemi qëndruar gjatë kësaj periudhe, është bërë pjesë e historisë tonë. Ne shpresojmë të jemi edhe më gjatë këtu”- theksoi presidenti i FSHF.
Më pas ka përshëndetur edhe Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i cili ka vlerësuar performancën e Shqipërisë në Europian: ”Ne luajtëm dje, me një skuadër shumë të mirë, e cila tregoi vlera futbolli. Shqipëria bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe shpresoj që në ndeshjen e fundit të ecë përpara. Besoj se se ju e keni fituar Europianin tuaj”-theksoi ai.
Pastaj erdhi një moment krejtësisht i veçantë, kur të ftuarit nëpërmjet një torte i uruan trajnerit Gianni De Biasi dhe këngës tradicionale, i uruan 60 vjetorin, trajnerit të kombëtares.