Plotësohet delegacioni kuqezi

Është plotësuar delegacioni kuqezi që shoqëron kombëtaren shqiptare të futbollit. Sot në drekë kanë mbërritur nga Tirana ZvPresidenti Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku. Ata do të qëndrojnë pranë skuadrës kombëtare dhe do të nisen së bashku me të për në Francë. Me datë 30 skuadrës ju bashkua në Austri, Presidenti Armand Duka. Ndërkohë, ka nisur të plotësohet edhe stafi me punonjës të FSHF, të cilët do të mbulojnë detyra të ndryshme gjatë Kampionatit Europian “Francë 2016”. Të tre drejtuesit e lartë të FSHF, Presidenti Armand Duka, ZvPresidenti Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku kanë ndjekur edhe stërvitjen e fundit të kombëtares në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri”, në orën 19.00.