Presidenti Duka mbërrin në Austri

Është akomoduar sot në mëngjes në hotel Falkenstein, në Bad Waltersdorf, edhe anëtari më “i ri” i familjes kuqezi. Presidenti Armand Duka, ka mbërritur rreth orës 10.00 në hotel. Ai ka udhëtuar me kuqezi nga kryeqyteti austriak. Me të mbërritur ai është njohur me gjendjen e skuadrës, nga drejtuesit e saj. Presidenti Duka, do të jetë sot, në ndeshjen miqësore që Shqipëria do të zhvillojë kundër Katarit në Hartburg në orën 17.30. Ai do të vazhdojë të qëndrojë pranë skuadrës kombëtare gjatë gjithë kohës, në Austri, Itali dhe më pas në Francë, për të ndjekur nga afër përgatitjet e saj dhe më pas ndeshjet që ajo do të zhvillojë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Presidenti, do të largohet vetëm më datë 09.06.2016 për të marrë pjesë në darkën zyrtare të hapjes së Europianit, që do të zhvillohet në Paris dhe një ditë më pas në ndeshjen e hapjes së Kampionatit Europian bë “Stade de France”, Francë-Rumani.