Prezantohet Macron, sponsori teknik i FSHF

Per here te pare ne histori kombetarja shqiptare e futbollit, do te luaje me nje bluze te personalizuar dhe do te perfitoje nga nje marreveshje me sponsorin teknik mbi 6 milione euro. Dy arritje gati te pamenduara me pare.

Eshte prezantuar uniforma e re e ekipit kombetar shqiptar, per finalet e Kampionatit Europian “France 2016” dhe kontrata e re me kompanine “Macron”. Ne nje ceremoni te ngrohte dhe elegante te prezantuar ne Hotel Tirana Internacional, sot ne mesidte sponsori teknik i Federates Shqiptare te Futbollit. Ne pranine e figurave te rendesishme te futbollit shqiptar, te ish-futbollisteve, trajnereve dhe drejtuesve te skuadres kombetare, te perfaqesuesve te biznesit shqiptar dhe sponsoreve te FSHF, te gazetareve te mediave te ndryshme te shkruar dhe elektronike, ka startuar edhe bashkepunimi mes FSHF dhe kompanise Macron.

Fillimisht, eshte prezantuar historia e uniformave ne Shqiperi dhe asaj te kombetares, nga krijimi i saj deri ne kualifikimin historik ne finalet e Europianit. Me pas Drejtori i Marketingut Gazmend Malo, ka bere prezantimin e idese, pergatitjes dhe uniformes, se kombetares shqiptare te futbocrone per te prezantuar arritjet dhe profilin e kesaj kompanie. Gjithashtu ai ka ftuar edhe kompnine qe ka dizajnuar uniformen e re te Shqiperise.

Pas prezantimit te uniformes se re, e cila eshte pritur mjaft mire dhe me entuziasem nga te pranishmit, jane shpjeguar edhe termat financiare. Ne fund kane pershendetur edhe Presidenti i FSHF Armand Duka dhe Presidenti i Macron, Gianluca Pavanelli. Ata kane vleresuar kete marreveshje duke e premtuar se ky bashkepunim do te vazhdoje dhe do te sjelle te tjera risi.