Pritje ceremoniale për Kombëtaren në Rinas

Qeveria shqiptare i ka rezervuar një pritje të denjë ceremoniale me nderimet më të larta Kombëtares shqiptare të futbollit pas përfundimit të aventurës historike në finalet e Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla kanë pritur në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritjen e djemve të Kombëtares.

Kuqezinjtë mbërritën rreth orës 14:45 dhe në dalje të avionit janë takuar një e nga një me Kryeministrin dhe Ministren e Arsimit.

Kombëtarja, bashkë me stafin dhe delegacionin e saj u ngjit në një autobus të hapur për t’ju drejtuar kryeqytetit, ku qindra njerëz ishin grumbulluar në rrugët e tij për të përshëndetur skuadrën.

Shqipëria e futbollit arriti një rezultat historik, duke u kualifikuar në Europianin “Francë 2016” dhe në finalet e këtij turneu, kuqezinjtë realizuan një paraqitje tejet dinjitoze. Kombëtarja arriti të fitojë ndeshjen ndaj Rumanisë. Eliminimi në fazën e grupeve erdhi si pasojë e golavarazhit.