Rashica e Vitesse mbeten jashtë Europës

Mesfushori shqiptar, Milot Rashica dhe Vitesse ishin shumë pranë kualifikimin për në fazën play-off për Europa League, por dështuan në hapin e fundit. Vitesse barazoi 2-2 në Enschede kundër Twente-s, rezultat që e ndëshkon, sepse i duhej fitorja për të shkuar në fazën play-off. Në këtë mënyrë, sezoni merr fund këtu për Vitesse-n, teksa Milot Rashica, talenti nga Vushtria, duhet të presë momentin e tij. Përpos faktit që verdhezinjtë nuk arritën që të kualifikoheshin për në Europë, për Rashicën ka qenë një sezon super, duke qenë se ishte hera e parë që luantë në një kampionat profesionist dhe të rëndësishëm, me shumë diferencë nga ai kosovar, sigurisht. Rashica luajti për 90 minuta, ndërsa s’ka mundur të gjejë golin.