Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendin e 36

Kombëtarja shqiptare e futbollit është renditur në vendin e 36 të rënditjes botërore të FIFA-s për muajin shkurt. Skuadra e drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi, ka ngjitur dy vende në këtë renditje në raport me atë të muajit paraardhës. Ekipi kuqezi nuk ka zhvilluar ndeshje,që nga miqësorja e fundit më 16 nëntor, në “Qemal Stafa”, kundër Gjeorgjisë, të cilën e ka barazuar me rezultatin 2-2. Ndeshja e fundit zyrtare për kuqezinjtë është fitorja historike, 0-3 në Jerevan, kundër Armenisë, e cila vulosi kualifikimin e drejtëpërdrejtë të Shqipërisë, në fazën finale të Europianit “Francë 2016”. Rekordi i Shqipërisë në renditjen “Coca Cola të FIFA-s, është vendi i 22-te, i arritur më 6 gusht të vitit 2015.