Rregullorja, futbollistët njihen me ndryshimet

Menjëherë pas përfundimit të drekës, në orën 13.00, futbollistët dhe një pjesë e stafit janë grumbulluar në sallën e mbledhjeve të hotel “Falkensteiner”, për tu njohur me ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në rregulloren e futbollit. Ishte një takim i programuar më parë, nga UEFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Vasaras, lektori i UEFA-s dhe ish gjyqtar i mirënjohur i FIFA-s, ju ka shpjeguar qartësisht futbollistëve, ndryshimet që kanë ndodhur në rregullore dhe do të aplikohen në finalet e kampionatit Europian “Francë 2016”. Ai i është përgjigjur edhe pyetjeve të ndryshme të futbollistëve të kombëtares, në lidhje me këto ndryshime dhe reflektimit për ti zbatuar ato.

Vasaras është një emër i njohur si lektor i UEFA-s, disa herë ai ka adhur në Tiranë për të zhvilluar seminare të ndryshme me gjyqtarët shqiptarë.