Shorti, Shqipëria njeh kundërshtarët

Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka njohur kundërshtarët e saj në Grupin A, në finalet e Kampionatit të 16 Europian, që do të zhvillohet nga 10 qershori deri më 10 korrik në Francë në vitin 2016. Ata do të jenë Franca, organizatore e Europianit, Rumania dhe Zvicra. Ceremonia e shortit është zhvilluar sot në orën 18.00, në Pallatin e Kongreseve të Parisit.

Ndeshja e pare per kombetaren tone, do te zhvillohet me 11 qershor ne Lens, Shqiperi- Zvicer ne oren 15.00. Ndeshjet e dyte do ta zhvillojme ne daten 15 Qershor kunder Frances dhe ndeshjen e trete kunder Rumanise.

Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe një delegacion i zgjeruar, i Federatës Shqiptare të Futbollit i kryesuar nga Presidenti i FSHF Armand Duka. Është hera e parë që kombëtarja e Shqipërisë kualifikohet në një event, të përmasave të tilla, siç janë finalet e Kampionatit Europian. Shfaqja, ka qenë në përgjithësi një spektakël ku mikpritësit e Europianit, kërkonin ti jepnin sa më shumë informacion historik dhe aktual për vendin e tyre. Një informacion i plotë u dha edhe për 10 qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Europianit në Francë. Në fund një insert, që tregonte historinë e 15 kampionateve europiane i hapi rrugën shortit teknik. Përpara hedhjes, Sekretari i Përgjithshëm Xhani Infantino, në emër të UEFA-s përshëndeti duke u solidarizuar me popullin francez pas ngjarjeve tragjike të kohëve të fundit. Pastaj kundershtaret njohen kundershtaret.