Shqiperi – Gjeorgji, fillon shitja e biletave‏

Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave per Ndeshjen Miqesore “Shqiperi – Gjeorgji”, e cila do te zhvillohet ne daten 16 Nentor, ora 20.00 ne stadiumin “Qemal Stafa”.

Biletat do te mund te blihen online ne faqen zyrtare te FSHF-se ne linkun “Biletaria online” dhe ne pikat fizike si me poshte:

Biletaria prane Stadiumit Qemal Stafa ne Tirane,

Biletaria prane stadiumit “Elbasan Arena” ne Elbasan,

Kancelaria ne bulevardin Republika ne Korce.

Cmimet e biletave per kete ndeshje jane si me poshte:

Tribunat E/C = 400 leke

Tribunat D1/D3 = 1.000 leke

Tribuna D2 = 1.500 leke

Tribunat A, B, Kategoria 2 = 2.000 leke

Tribunat A, B, Kategoria 1 = 3.000 leke

FSHF njofton te gjithe tifozet se biletat e prodhuara per kete ndeshje kane elemente sigurie te nivelit me te larte, te dukshem dhe te padukshem ne sy te lire. Sistemet e kontrollit tė biletave ne hyrjet e stadiumit jane te kompjuterizuara.

E vetmja menyre per t’u siguruar nese biletat jane te rregullta, eshte pika e kontrollit ne hyrje ne stadium, prandaj keshillojme te gjithe te interesuarit tė blejne bileta vetem ne pikat zyrtare tetė shitjes tė ofruara nga FSHF.
Keto jane masa qe FSHF ndermerr ne mbrojtje te tifozeve dhe per te ndaluar te gjithe abuzuesit e mundshem.

Federata Shqiptare e Futbollit