Sot konferenca: Flet Berisha dhe Memushaj

Ledian Memushaj dhe Etrit Berisha, kanë qenë dy futbollistët që në orën 12.00, janë paraqitur sot në konferencën për shyp të rradhës pas stërvitjes në kompleksin sportv në Bad Ëaltersdorf. Fillimisht ka qenë Memusha,j që ka folur përpara gazetarëve. “Zgjedhjet i bën trajneri, ne thjesht duhet të tregojmë në këto stërvitjet që zhvillojmë, formën tonë. Unë do të kërkoj nga vetja, të jap më të mirën dhe të jem në formë”, u shpreh ai, i pyetur në lidhje me dëshirën për të qenë brenda listës me 23 futbollistë, që do të shkojnë në Francë. Më pas “Unë kam 20 vjet në Itali duke shkuar atje si emigrant, tani jam finalist i Europianit 2016. Kjo është kënaqësia më e madhe për mua dhe për të gjithë popullin shqiptar. Arritja në finale, e ekipit tonë kombëtar, është një kulm për karrierën time dhe një krenari e madhe për të gjithë popullin shqiptar, theksoi ndër të tjera Ledian Memushaj.

Më pas, përpara gazetarëve, u paraqit portieri i kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha. Në lidhje me gjendjen e tij dhe formën sportive Berisha u përgjigj: “Kam patur probleme dhimbjesh anash gjurit dhe kjo më ka penguar disi. Por tani djehem mirë dhe jam në formë. Po punoj shumë së bashku, me skuadrën për të dhënë më të mirën dhe për ti shërbyer sa më mirë. Pasi I është përgjigjur një serie pyetjesh ai ka theksuar: “Të jesh portier i Shqipërisë është një përgjegjësi e madhe. Shpresojmë që loja jonë të rritet edhe më shumë. Në Europian do të ketë skuadra shumë të forta dhe ne duhet të paraqitemi sa më mirë”.