Sot ora 17.00, konferencë për shtyp e De Biasit

Trajneri Gianni De Biasi, do të dalë sot në konferencë për shtyp, përpara ndeshjes kundër Katarit. Ajo do të zhvillohet në orën 17.00, në sallën e zakonshme të konferencave në kompleksin sportiv në Bad Wasterdorf. Trajneri do të flaës në lidhje me ndeshjen e nesërme kundër Katarit, Çfarë pret ai nga kjo ndeshje dhe çfarë do të aplikojë kundër Katarit, nesër?! Këto dhe një mori pyetjesh të tjera do të marrin përgjigje sot pasdite. Menjëherë pas konferencës për shtyp trajneri, do të drejtojë edhe stërvitjen e fundit përpara kësaj ndeshjeje. Kjo do të jetë konferenca e dytë për shtyp e trajnerit Gianni De Biasi, që kur ka nisur fushata përgatitore për finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Në konferencë për shtyp pritet të marrin pjesë edhe media të huaja të cilat kanë qenë këto ditë të pranishme pranë skuadrës kombëtare.