Sot, regjimi i ditës me një stërvitje

Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka pushuar dje pasdite në rezidencën e saj në Hotel “L’Agapa” në Perros Guirec. Paraditja ka qenë përsëri pushim e shoqëruar me pak aerobi dhe realaks. Sot pasdite në orën 18.00, skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi do të zhvillojë stërvitjen e fundit përpara nisjes në Lion. Në orën 12.30 futbollistët kanë zhvilluar një mbledhje e cila ka të bëjë me taktikën e ndeshjes dhe mënyrën se si do të luhet kundër Rumanisë më 19 qershor. Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të niset nesër në orën 11.00 për në Lion, ku do të zhvillojë ndeshjen e saj të tretë në grup.