Sot stërvitja e parë, taktikë dhe goditje

Ka përfunduar stërvitja e paradites e skuadrës tonë kombëtare, zhvilluar në kompleksin stërvitor në Bad Waltersdorf. Ajo ka zgjatur rreth 100 minuta, në një kohë të hapur dhe me diell të fortë. Pas nnxemjes së zakonshme me pasime dhe kuadrate, futbollistët kanë filluar ushtrimet fizike duke kaluar në “palestrën” e improvizuar të përgatitësit Belle. Pjesa e dytë e stërvitjes, ka qenë krejtësisht taktike. Janë aplikuar disa mënyra markimi dhe kontrolli të kundërshtarit pastaj është kaluar në mënyrën e goditjes përpara portës së kundërshtarit. Gjithçka, është zhvilluar me intensitet të plotë, nga moment i parë e deri tek i fundit. Kjo stërvitje, ka filluar me 10-12 minuta vonesëë për shkak se dhjetë lojtarë kanë kryer testin antidoping.