Lion , ndeshja e tretë , stade de Lyon, 19/06 kundër Rumanisë.

Rajoni: Rhone-Alpes (Rhone-Alpes-Auvergne)

Popullsia: 491,268 (2.18 milion në konglomeratin urban)

Kapaciteti : 59,000

Ekipi vendas : Olimpik Lion

Hapur më : Janar 2016

Ambasadorët e qytetit: Wendie Renard (Olimpiku i Lionit dhe Francës), Thierry Frémaux (Drejtor i Festivalit të Filmit në Kanë).

 

Themeluar nga romakët në shekullin e parë para Krishtit, Lioni ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin fetar dhe politik të Evropës gjatë shumë shekujve. I njohur fillimisht si Lugdunum, kryepeshkopi i qytetit u emërua Kryepeshkop i Gauls dhe disa papë u kurorëzuan këtu. Në Mesjetë lulëzoi tregtia e erëzave dhe mëndafshit në Lion. Qyteti zhvilloi një reputacion për kuzhinën e tij dhe u vlerësua së fundmi si kryeqyteti gastronomik i Francës. Ndërkohë, arkitektura e tij unike, me rrugë të ngushta të njohura si “traboules – rrugica”, ka çuar në njohjen e tij si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO–s.

Lion, qyteti i tretë më i madh i Francës, pret të famshmen Fête des Lumières (Festivali i Dritave) çdo vit. Ai është edhe shtëpia e pionierëve të kinemasë Auguste dhe Louis Lumière, të cilët kurorëzuan kinematografikë e tyre në vitin 1895 dhe janë konsideruar regjisorët e parë të filmit në botë. Vëllezërit Lumière kanë kapur imazhet e qytetit të tyre të bukur të lindjes, i cili shtrihet në bashkimin e lumenjve Rhône dhe Saone. Ndër ndërtesat mbresëlënëse të Lionit është bazilika e Notre–Dame de Fourvière që tani tërheq një milion e gjysmë vizitorë në vit.

 

HISTORIA

Si kryeqyteti i Gauls gjatë Perandorisë Romake, Lioni ishte një qytet i panaireve në Mesjetë dhe më pas një qendër kryesore financiare nga Rilindja deri në fund të shekullit të 19–të. Trashëgimia e jashtëzakonshme arkitekturore e Lionit daton rreth 2.000 vjet më parë dhe qyteti është shpallur një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO–s.

Kohët e fundit ai ka lejuar arkitektë të shprehen lirisht në projektet e tyre që kanë në plan një qytet të ngarkuar. Si rezultat i kësaj, distrikti i ri i La Confluence e ka përqafuar avangardën arkitekturore. Lioni ka kombinuar të mirat e një qyteti dinamik, inovativ me ngrohtësinë dhe krijimtarinë e një mjedisi urban që funksionon në shkallë njerëzore. Ka shumë hapësira të gjelbra, madje edhe në zemër të qytetit, të tilla si Parc de la Tête d’Or.

1913285_s1

Qyteti organizon gjithashtu një mori të tërë eventesh kulturore dhe festivale duke përfshirë Biennale de la Danse (festivali bienal i kërcimit), Biennale d’Art Contemporain (festivali bienal i arteve bashkëkohore), les Nuits Sonores (festival i muzikës elektronike), Lumière Cinema Festival (Festivalin e Kinemasë Lumiere), Quais du Polar (festivali fantastik) dhe Fête des Lumières (Festivali i Dritave). Përveç kësaj, Lioni është shtëpia e një opere të vlerësuar ndërkombëtarisht dhe një përzgjedhje të mirë muzesh.

 

 

BANORË TË FAMSHËM

 

Auguste dhe Louis Lumière, regjisorë dhe industrialistë (1862–1954 dhe 1864–1948): vëllezërit ishin inxhinierë që kanë luajtur një rol vendimtar në zhvillimin e kinemasë dhe fotografisë.

Antoine de Saint–Exupéry, shkrimtar, aviator dhe poet (1900–1944): Saint–Exupéry drejtoi aeroplanë ajror dhe shkroi Princi i Vogël, i cili ka shitur 134 mijë kopje.

Maurice Jarre, kompozitor dhe dirigjent (1924–2009): shumë prej kompozimeve të Jarre u përdorën në filma, duke përfshirë Laurenci i Arabisë dhe Doktor Zhivago.

Paul Bocuse, restaurator (1926–): një kolos në qarqet gastronomike të Lionit, Bocuse i janë dhënë tre yje Michelin që nga viti 1965.

 

GJËRA PËR TË PARË

  • Presqu’île: rrip i ngushtë toke midis lumenjve Rhône dhe Saone, Presqu’île është shtëpia e rrugëve më të njohura tregtare, nga Place Bellecour në Place des Terreaux në rrëzë të kodrës Croix–Rousse.
  • Bazilika e Notre–Dame de Fourvière: mbetjet e kryeqytetit të lashtë të Gauls janë të rëndësishme për t’u vizituar. Ngjituni në këmbë në majë të kodrës Fourvière (ose merrni teleferikun). Përveç pamjes të mrekullueshme të qytetit dhe në një ditë të kthjellët, të Alpeve, ju gjithashtu mund të admironi Teatrin Galo–Romak dhe Bazilikën e Notre–Dame de Fourvière. Kjo e fundit është e njohur si mbrojtëse e qytetit dhe është një destinacion kryesor në listën e çdo vizitori.
  • Qyteti i vjetër: Lioni i Vjetër ka karakteristikë ndërtesat e Rilindjes dhe shtëpitë e qytetit, rrugët mesjetare dhe korridoret e ngushta që presin disa nga ndërtesat më të mira mbi ujë – restorante tipike të Lionit.
  • La Confluence (Bashkimi): merrni anijen lokale Vaporetto të lumit nga Bellecour (Quai des Célestins) ose nga bankinat e Saone (Quai de la Pêcherie) dhe zbrisni në La Confluence, distriktin e zhvilluar rishtazi në Lion me arkitekturën e tij mahnitëse moderne. Anijet lokale operojnë çdo ditë nga ora 10.00 deri në 21.30. Një biletë vetëm vajtje kushton 2€.

1913304_s1

  • Mushkëria e Lionit: Parc de la Tête d’Or në veri të Lionit vepron si mushkëria e qytetit. Shtrihet në një sipërfaqe prej 105 hektarë dhe është një nga parqet më të mëdha urbane në Francë.

• Distrikti États–Unis: në Europë, vetëm Berlini ka më shumë afreske se Lioni. Afresket mund të gjenden në të gjithë qendrën e qytetit (Croix–Rousse, Quais de Saône), por për të parë një koleksion të vërtetë mbresëlënës, më kryesori ndodhet në distriktin États–Unis (lagja e 8-të). Ky është vendi i Muzeut Urban Tony–Garnier, një vend i hapur me më shumë se 20 afreske të mëdha në stile shumë të ndryshme. Kjo është një pamje që nuk duhet humbur kur jeni në Lion

 

TRANSPORTI

Si të arrini aty

Kohëzgjatja e udhëtimit me rrugë nga Lioni për në Gjenevë është 1 orë e 30 minuta, dy orë për në stacionet e skive alpine dhe Clermont–Ferrand, tre orë për në Marsejë dhe Torino, katër orë për në Paris dhe gjashtë orë për në Barcelonë. Udhëtimi për në Paris nga TGV, ndërkohë, zgjat vetëm dy orë (nisje çdo 30 minuta), ndërsa është 1 orë e 40 minuta për në Marsejë, tre orë për në Lille dhe pesë orë për në Londër (nëpërmjet Eurostar). Qyteti është gjithashtu në qendër të një rrjeti të plotë të rrugëve ekspres hekurudhore (TER).

Lioni ka dy aeroporte. Aeroporti i Lionit Saint–Exupéry lidh qytetin me 120 destinacione në 40 vende të ndryshme. Stacioni hekurudhor TGV në aeroport, me lidhje në Paris Charles–de–Gaulle, dhe afërsia në rrjetin e autostradës, do të thotë se është shumë e thjeshtë të arrish në aeroportin e Lionit Saint–Exupery. Një tramvaj, Tram Rhônexpress, lidh aeroportin me stacionin hekurudhor të Lionit Part–Dieu në qendër të qytetit në më pak se 30 minuta. Aeroporti tregtar Lion–Bron në lindje të qytetit arrihet lehtë nga unaza e qytetit.

2190421_w1

 

Distancat me vendet e tjera të UEFA EURO 2016

Saint–Etienne – 65 km.

Marsejë – 315 km.

Paris – 465 km.

Saint–Denis – 480 km.

Nice – 480 km.

Toulouse – 540 km.

Bordeaux – 555 km.

Lille – 690 km.

Lens – 675 km.

 

Distancat midis qendrave të qyteteve, nga autostrada kur është e mundur

Burimi: mappy – ViaMichelin.

Distanca nga Stadiumi i Lionit për në …

Qendrën e qytetit: 12 km.

Aeroport: 15 km.

Lëvizja

Lioni ka katër linja Metroje (A, B, C dhe D), dy teleferikë, pesë linja tramvaji dhe shumë rrugë me autobus. Biletat mund të blihen në kioska dhe dyqane që mbajnë logon TCL. Një gamë e llojeve të biletave është në dispozicion, duke përfshirë dy orë, mbrëmje dhe gjithë ditën, bileta vetëm vajtje (të vlefshme për një orë në çdo rrugë), si dhe libra me dhjetë bileta.

FUTBOLLI

Nën drejtimin e Jean–Michel Aulas, i cili u bë president në vitin 1987, Olympique Lyonnais (Olimpik i Lionit) rezultoi ekipi më i mirë francez i viteve 2000. Kampionët e Ligës 1 për herë të parë në vitin 2002, pas një fitore 3–1 në një ndeshje për titull kundër RC Lens, OL arriti të fitonte shtatë kurora të njëpasnjëshme në ligë, një rekord në Francë.

Si dhe në kampionatet e tyre Aulas-era, klubi ngriti Kupën e Francës në vitin 2008 dhe 2012, Kupën e Ligës franceze në vitin 2001 dhe Trophée des Champions (Super Kupën) në shtatë raste, edhe duke arritur në gjysmëfinalet e UEFA Ligës së Kampioneve (UEFA Champions League) në vitin 2010.

Por, pas një periudhe të lojtarëve yje dhe transferimeve të mëdha, OL u kthye në një politikë zhvillimi për talentet rreth tre vjet më parë me akademinë e Lionit, një nga më efektivet në Europë. Rémi Garde u largua nga klubi pas tre sezoneve në bankinë dhe Hubert Fournier u vendos në krye të ekipit si menaxher.

 

Lojtarët e famshëm

Lyon's midfielder Juninho kicks the ball and scores a goal during the French L1 football match Lyon vs Le Havre on February 15, 2009, at the Gerland stadium in Lyon. AFP PHOTO PHILIPPE MERLE (Photo credit should read PHILIPPE MERLE/AFP/Getty Images)

  • Bernard Lacombe (1952): një anëtar i skuadrës së Francës që fitoi EURO ‘84, Lacombe është golashënuesi më i mirë i ligës franceze i të gjitha kohërave me 255.
  • Youri Djorkaeff (1968–): me origjinë nga Décines, Djorkaeff ka qenë një pjesë integrale e ekipit francez që fitoi Kupën Botërore të vitit 1998, edhe pse ai kurrë nuk ka luajtur për OL.
  • Juninho Pernambucano (1975–): konsiderohet si lojtari më i madh i OL, ky Brazilian ekspert i gjuajtjes së lirë arriti të simbolizojë shtatë tituj të klubit (2002–08).
  • Éric Abidal (1979–): lindur në Saint–Genis–Laval, afër Lionit, mbrojtësi ka nënshkruar për OL në vitin 2004. Më pas u largua për në KF të Barcelonës dhe fitoi Ligën e Kampioneve UEFA 2011.
  • Karim Benzema (1987–): lojtari më i mirë që vjen përmes sistemit të të rinjve të OL, i cili ka qenë i shkëlqyer për Francën dhe KF Real Madrid.

 

© Getty Images.

A e dini se?

Ekipi i femrave të Olympique Lyonnais është më i suksesshmi në vend, duke ia kaluar atij të meshkujve me tetë tituj të ligës me radhë në vitin 2014, që ka fituar edhe Ligën e Kampionëve UEFA dy herë.

 

SPORTE TË TJERA

Lioni priti Kampionatet e Patinazhit të Figurave Evropiane në vitin 2006, si dhe një finale të paharrueshme të Davis Cup mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara në 1991. Stadiumi i Gerland ka organizuar disa ndeshje si në EURO ’84, si edhe në Kupën Botërore FIFA 1998. Lioni është gjithashtu krenar për numrin e skuadrave të elitës që ai ka në sportet e tjera, si për meshkujt (regbi, basketboll, hokej mbi akull, volejboll) dhe femrave (basketboll).

Patinatori lokal Gwendal Peizerat është bashkuar me Marina Anissina për t’u bërë kampionë të kërcimit në lojërat Olimpike në vitin 2002. Koordinatori aktual i sporteve për qytetin është ish–gjimnasti Yann Cucherat, fitues i medaljes botërore të argjendtë në hedhjen në paralele në vitin 2005.

LINQE TË DOBISHME

Informacion turistik për Lionin: www.en.lyon–france.com/

Faqja e uebit e qytetit të Lionit: www. lyon.fr/

Zona metropolitane e Lionit: www.grandlyon.com

Faqja e uebit promovuese e Lionit: www.onlylyon. org/onlylyon–org–42–2.html

Faqja zyrtare e Olympique Lyonnais: www.olweb.fr/en/

Transporti publik në Lion: www.tcl.fr/en

 

 

Stadiumi i Lionit

Shtëpia e re e Olympique Lyonnais, Stadiumi i Lionit u hap në Janar të vitit 2016.