Stërvitja e paradites, fizike dhe taktike

I është rikthyer regjimit të zakonshëm të stërvitjes skuadra kombëtare shqiptare. Sërvitja e paradites është zhvilluar në komleksin sportive në Bad Ëaltersdorf. Futbollistët kuqezinj nën drejtimin e stafit kanë marrë të gjithë ngarkesën e nevojshme. Fillimisht ata kanë kaluar në ushtrimet fizike të Alberto Belle, të cilat kanë zënë pjesën kryesore të fillimit të stërvitjes. Për rrthe 30-40 minuta futbollistët kanë marrë ngarkesa. Ndërkohë që menjëherë pas këtyre ushtrimeve, skuadra ka kryer disa ushtrime taktike, nën drejtimin e Paolo Tramezzanit. Të gjitha këto lëvizje janë kryer, nën vëzhgimin e trajnerit De Biasi. Kjo stërvitje ka zgjatur për rreth 100 minuta, gjithasej.

Pasdite, seanca stërvitore do të zhvillohet në orën 17.30.