Të shtunën, De Biazi përpara gazetarëve

Të shtunën paradite në orën 11.00, në sallën e Konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri i ekipit kombëtar Xhani De Biazi, do të dalë në një konferencë për shtyp, përpara gazetarëve. Në qendër të vëmendjes, do të jenë dy ndeshjet e fundit të skuadrës tonë kombëtare, kundër Serbisë më 8 tetor në “Elbasan Arena” dhe kundër Armenisë më 11 tetor në Erevan. Gjatë kësaj konference, trajneri De Biazi, krahas të tjerave do të bëjë publike edhe listën e futbollistëve të thirrur për këtë ndeshje.