Vijnë Kaçe e Memushaj, kompletohet ekipi

Dy mesfushorët kuqezi, Ergys Kaçe dhe Ledian Memushaj janë bashkuar me kombëtaren shqiptare në grumbullim në tokën austriake. Kaçe ka mbërritur më herët gjatë ditës, ndërsa Memushaj është bashkuar me kuqezinjtë rreth orës 19:30 të ditës së sotme.

Kujtojmë që të dy lojtarët kanë qenë të impenjuar me klubet respektive gjatë ditëve të fundit dhe për këtë arsye kishin marrë leje nga trajneri Gianni De Biasi.

Ergys Kaçe ka luajtur si titullar me PAOK-un ndaj AEK-ut në ndeshjen e vlefshme për ‘play-off’-in që po luhet për pjesëmarrjen në Kupat e Europës në Greqi.

Edhe Ledian Memushaj ishte gjithashtu titullar në radhët e Pescara-s që mundi Novaran, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për e “play-off”-it të Serie A.