Shkelzen Gashi

Lindur më : 15 Korrik 1988 (27 vjec ) Zyrih , Zvicër.

Gjatësia: 1,82 m

Pesha: 75 kg

Ekipi : Colorado Rapids

Roli : mesfushor sulmues , sulmues

Këmba e preferuar : e majta

Intervista:

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

Mezi po pres të fillojë turneu , për tu ndeshur me ekipet me të mira Europiane.

  • Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

 Meqënëse Shqipëria u kualifikua për herë të parë në histori , në një eveniment kaq të madh , dua të jem dhe unë pjesë e suksesit të ekipitt , që të jemi të aftë të arrijmë më shumë se kualifikimi.

  • Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Kam filluar të luaj futboll në moshën 5 vjecare dhe ekipi I parë ku kam luajtur ka qënë FC Zurich

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

Dua t’ju them të gjithë lojtarëve të rinjë që mos ta humbasin kurrë pasionin për lojën dhe të zbaviten teksa luajnë.

Puna dhe disiplina janë thelbësore për të ndjekur karrierën futbollistike.

Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

Personalisht , sic e thashe më parë , dua të ndihmoj ekipin për të arritur suksesin dhe jam shumë I lumtur që luaj përpara fansave tanë.

  • Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Shqipëria do të shpallet kampione Europe.