Mërgim Mavraj

Lindur më : 9 Qershor 1986 (29 vjec) Hanau , Gjermani

Gjatësia : 1,90 m

Pesha : 84 kg

Ekipi :  1. FC Köln

Roli : Mbrojtës

Këmba e preferuar: e majta

 

Intervista :

 

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

 Ndjeva kënaqësi , një lloj tjetër kënaqësie, të pa provuar më parë. E ndjeja që ishte dicka e madhe.

 

  • Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

Ky është një shance shumë i madh , dhe nuk kemi gjë për të humbur. Pavarsisht se cfarë do të ndodhë, kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua, për ekipin dhe për të gjithë Shqiptarët.

 

  • Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist? 

Kam filluar të luaj kur isha rreth 10 vjec. Nuk ishte dicka e planifikuar. Ishte thjesht për qejf. Në ato momente doja të bëhesha polic. Por Zoti dontë që të bëhesha futbollist. E nisa karrierën kur isha 20 vjec.

 

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

 Nëse do të bëhesh lojtar , duhet shijosh dhe ndjesh emocione të jashtzakonshme, që mund ti marrësh vetëm kur luan.

 

  • Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

Duam të bëjmë surprizën, duam që ti tregojmë Europës se kemi punuar dhe jemi përmirsuar shumë.

 

  • Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Ekipin më të mirë , dhe ne do të japim më të mirën.