Rajoni: Provence-Alpes-Gote d’Azur (PACA)
Popullsia: 860,363
Kapaciteti: 67,000
Ekipi vendas: Olimpik Marsejë
Hapur më : Qershor 1937
Rihapur më: Tetor 2014
Ambasadorët e qytetit: Basile Boli (former French international), Florent Manaudou (2012 Olympic-winning swimmer)
Shtrirë në bregdetin me diell të Mesdheut, qyteti më i vjetër i Francës ka më shumë se mbi 2500 vjet histori. Me 100 milion ton mallra që kalojnë përmes portit çdo vit, Marseja ka qenë gjithmonë një shkrirje e plotë e kulturave. Në të vërtetë, gjurmët e qytetit mund të shkojnë deri te marinarët grekë që kolonizuan zonën në vitin 600 para Krishtit, e cila është arsyeja pse lojtarët Olimpik të Marsejës janë ende të njohur si “Les Phocéens – Fokenët”.
Tani ka shumë për të shijuar që shënon kalimin e kohës nga muzetë në kisha, në lagjen e bukur të Portit të Vjetër dhe Pallatit madhështor të Longchamp. Marseja është gjithashtu edhe një qendër transporti me shërbim shumë të mirë hekurudhor, rrugor, ajror dhe detar – dhe porta me fushat e livandos, kodrave, kodrina dhe male idilike të Provence, një nga rajonet më të njohura turistike të Francës. Si një shkrirje kozmopolitane, Marseja ishte Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2013.
HISTORIA
Historia e Marsejës është e lidhur ngushtë me atë të Mesdheut, detit nëpër të cilin marinarët grekë arritën më shumë se 2.600 vjet më parë dhe vendosën rrënjët e tyre. Legjenda thotë se qyteti u themelua nga marinari grek Protis, i cili u martua me një princeshë të galëve të quajtur Gyptis.
Së pari, si një qytet i pavarur, më pas romak, provansal dhe në fund francez, qyteti ka mirëpritur udhëtarët nga e gjithë bota në të gjitha kohërat. Marseja do të jetë pjesë e festivalit të madh të futbollit në vitin 2016 dhe aktualisht është duke kaluar nëpër një fazë rinovimi. Arkitektët drejtues po ndryshojnë formën e qytetit me projekte të mëdha, me portretin më ikon si Kulla CMA–CGM nga Zaha Hadid dhe MuCEM nga Rudy Ricciotti.
Edhe pse Marseja përfshin 111 qarqe dhe ish–fshatra, dy herë më e madhe se zona e Parisit, ajo ka ruajtur identitetin e saj unik. Një komponent kyç i jetës së qytetit është Olympique de Marseille, klubi i futbollit themeluar në vitin 1899, një ekip me një nga trofetë më të mirë në futbollin francez. Marseja i ofron vizitorëve 300 ditë me diell në vit dhe një vijë bregdetare prej 57 km, 20 km nga e cila shtrihet në Parkun Kombëtar Calanques.
BANORË TË FAMSHËM
- Edmond Rostand, dramaturg dhe anëtar i Akademisë Franceze (1868–1918) – autor i Cyrano de Bergerac.
- Marcel Pagnol, shkrimtar dhe regjisor (1895–1974) – ndoshta më i famshmi nga të gjithë autorët provansal, si për librat dhe për filmat e tij.
- Jean–Claude Izzo, gazetar dhe shkrimtar (1945–2000) – Izzo risolli zhanrin e zi francez me romanet e tij kriminalistik të vendosur në Marsejë.
- IAM, grupi rep (formuar në vitin 1989) – këta pionierë të repit francez krijuan një skenë nga Marseja që është ende gjallë sot.
- César Baldaccini, skulptor (1921–1998) – një artist me famë botërore me shumë skulptura në Marsejë, ndoshta më e famshme një gisht i madh gjigant.
THINGS TO SEE
Kisha Notre–Dame–de–la–Garde ngrihet mbi Marsejë dhe ofron një pamje panoramike të qytetit dhe portit të tij. Kisha është ndërtuar midis 1853 dhe 1899 në vendin e një ish–kampi ushtarak, dhe statuja e artë e Virgjëreshës me fëmijën që ulet në majë është e njohur si “La Bonne Mère – Nëna e Mirë” dhe është kthyer në mbrojtjen simbolike të Marsejës.
Château d’If është ndërtuar në vitin 1527 në një nga ishujt Frioul në Gjirin e Marsejës me urdhër të Mbretit Francis I. Përdorur fillimisht si një fortesë, Château d’If u kthye shpejt në një burg mbretëror. Maska e famshme e hekurt dhe Edmond Dantès, Konti i Monte Kristos, janë të dyja të vendosura këtu (edhe pse Konti Alexandre Dumas është një personazh krejtësisht imagjinar).
Le Musée des Civilisations de l’Europe et de la Méditerranée (MuCEM – Muzeu i Qytetërimeve të Evropës dhe Mesdheut), i projektuar nga arkitekti Rudy Ricciotti dhe i vendosur në hyrje të portit të vjetër, është kthyer në një simbol të rilindjes së qytetit. Arkitektura e guximshme kubike e muzeut, e lidhur me një vendkalim spektakolar me fortesën historike Saint–Jean, një fortifikim Vauban, tërhoqi 2.6 milionë vizitorë në vitin e parë pas hapjes në Qershor 2013 gjatë mbretërimit të Marsejës si Kryeqyteti Evropian i Kulturës.
Le Panier është rrethi më i vjetër urban i çdo qyteti në Francë dhe vëzhgon portin e vjetër. Lagja është e vendosur në vendin e vendbamimit të parë grek. Rrugët me shkallë dhe rrugicat përcjellin një atmosferë tipike mesdhetare dhe gjithashtu përmbajnë “La Vieille Charité”, një bujtinë ndërtuar nga Pierre Puget në vitin 1670, tani shtëpi e muzeve dhe një qendër kulturore.
Parku Kombëtar Calanques, themeluar më 18 Prill 2012, është parku i parë periurban në Europë dhe i pari në Francë që përfshin ambiente si në tokë edhe në det. Një parajsë e vërtetë për zhytësit dhe alpinistët, Parku mbulon 85 kilometra katror tokë në jug të Marsejës, si dhe 435 kilometra katrorë të detit Mesdhe dhe është shtëpia e specieve të mbrojtura të florës dhe faunës.
TRANSPORTI
Si të arrini aty
Marseja ka një aeroport ndërkombëtar, një stacion hekurudhor TGV dhe disa autostrada. Qyteti arrihet lehtë dhe ka një rrjet prej mbi 1,100 km rrugë. Marseja është e lidhur me luginën Rhône dhe Evropën veriore nga autostrada A7, me Spanjën nga A55 dhe me Italinë nga A50 dhe A8.
Përveç hyrjes tokësore, aeroporti i Marseille–Provence në Marignane, me terminalin e tij MP2 për linjat ajrore me kosto të ulët, lidh Provence me pjesën tjetër të botës me anë të 132 fluturimeve të planifikuara, më shumë në Francë jashtë Parisit. Më shumë se tetë milionë pasagjerë kanë përdorur aeroportin në vitin 2012. Lidhjet në qytet janë me autobus dhe autostradë.
TGV arrin në stacionin hekurudhor Saint–Charles në zemër të Marsejës. Kohëzgjatja e udhëtimit për në Paris është pak më shumë se tre orë, ndërsa për në Lion është thjeshtë një orë e 40 minuta larg. Stacioni ndërkombëtar i autobusit të Marsejës është afër me stacionin hekurudhor dhe ka nisje në të gjitha qytetet e mëdha evropiane. Linjat e trageteve lidhin gjithashtu Marsejën me Korsikën, Algjerinë dhe Tunizinë.
Distancat nga vendet e tjera të UEFA EURO 2016
Nice – 215 km.
Lion – 315 km.
Saint–Etienne – 335 km.
Toulouse – 405 km.
Bordeaux – 650 km.
Paris – 780 km.
Saint–Denis – 790 km.
Lens – 985 km.
Lille – 1.000 km.
Distanca mes qendrave të qyteteve, me autostradë kur është e mundur.
Burimi: mappy – ViaMichelin
Largësia nga Stadiumi Velodrome në …
Qendra e qytetit: 4 km.
Aeroporti: 30 km.
Lëvizja
Transporti brenda Marsejës përbëhet nga linjat e Metrosë 1 dhe 2, dy linja tramvaji dhe një rrjet të plotë të autobusëve. Biletat mund të blihen në stacione ose në autobus; një biletë me shumë udhëtime ofron vlerën më të mirë. Nga Marsi deri në Shtator, dy linja të trageteve ‘‘batobus” lidhin Portin e Vjetër në rrethet periferike të Estaque në veri dhe Pointe–Rouge në jug me një udhëtim që zgjat 40–minuta.
FUTBOLLI
Futbolli është pasioni i banorëve të Marsejës. Qyteti e ka zbuluar futbollin në kohë shumë të hershme, pasi marinarët nga anijet britanike e prezantuan sportin menjëherë pas krijimit të tij. Klubi kryesor i qytetit, Olympique de Marseille (OM), është themeluar në vitin 1899 nga ndërmjetësi i sigurimit René Dufaure de Montmirail. Që atëherë OM ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore të Marsejës– dhe Stadiumi Vélodrome është zemra e tij.
U hap në vitin 1937 për FIFA Kupa e Botës të vitit të ardhshëm në Francë, Stadiumi Vélodrome është rikonstruktuar në disa raste dhe në veçanti për Kupën e Botës 1998. Stadiumi tani është rritur në madhësi dhe i është shtuar një çati për UEFA EURO 2016. Kapaciteti i Vélodrome është 67,000 dhe ai është kthyer në një nga atraksionet më të njohura turistike në qytet.
OM ka rekordin më të mirë të arritjeve në futbollin francez, me nëntë tituj të ligës, dhjetë Kupa Franceze dhe tre Kupa të Ligës Francezë. Por ylli në fanellën e OM i detyrohet për fitoren e tyre ndaj Milan AC në finalen e vitit 1993 UEFA Champions League, dy vjet pasi ata humbën në të njëjtën fazë me FK Crvena Zvezda. Kjo kurorë e vetme evropiane – Suksesi i vetëm i Francës në Kupën Evropiane – ishte pika më kulminante e Bernard Tapie, president i OM nga 1986 deri në 1994.
OM janë paraqitur në disa fushata evropiane në shekullin e 21, duke ngritur Kupën UEFA Intertoto në vitin 2005. Didier Deschamps, i cili e drejtoi ekipin në 1993 drejt triumfit të tyre kontinental, kthehet në menaxher dhe OM zuri pozicion në mënyrë të rregullt në kampionatin e Ligës 1 në vitin 2010, si dhe në Kupën e Ligës Franceze tre vjet rresht dhe Superkupën e Francës dy herë.
Bojëqielli dhe e bardha dhe motoja “Droit au but – Drejt golit” në kreshtën e OM janë praktikisht të gjithëpranishëm në rrugët e Marsejës, duke treguar mbështetjen e rrënjosur thellë të popullit vendas për anën e tyre.
Lojtarët e famshëm
Marius Trésor (1950–) – një mbrojtës francez ndërkombëtar në Kupën e Botës 1982, Trésor luajti për Marsejën nga 1972–80.
Didier Deschamps (1968–) – trajneri aktual i Francës drejtoi OM në lavdinë në UEFA Champions League dhe ka menaxhuar ekipin nga 2009–12.
Roger Magnusson (1945) – ky lojtar suedez ishte një superstar i OM në vitet 1970 me aftësitë e tij të shkëlqyera në driblim.
Basile Boli (1967–) – një hero i fitores së vitit 1993, goli i tij kundër Milanit ka hyrë në histori.
A e dini se?
Ahmed Ben Bella, i cili mund të bëhet President i Algjerisë, ka luajtur dhe ka shënuar një gol për OM në një ndeshje kupe kundër Antibes në sezonin 1939/40.
SPORTE TË TJERA
Një qytet kandidat për t’u bërë Kryeqyteti Evropian i Sportit në vitin 2017, Marseja inkurajon gjithashtu në mënyrë aktive sportet e tjera elitare. Klubi i Notit Cercle des Nageurs de Marseille (CNM) ka fituar tituj në vaterpolo dhe ka trajnuar kampionë noti (Camille Lacourt, Frédérick Bousquet dhe Fabien Gilot ndër të tjerë).
Stadiumi Vélodrome pret gjithashtu rregullisht ndeshje regbi të RC Toulonnais. Klubi përfundoi një dyshe historike në vitin 2014, duke dominuar 14 Top Ligat dhe Kupën Heineken. Aty pranë Pallatit të Sporteve ATP Open 13 organizoi turneun e tenisit në Shkurt dhe është shtëpia për shumë gara të tjera sportive në ambiente të mbyllura.
LINQE TË DOBISHME
www.marseille.fr – faqja e uebit e qytetit të Marsejës
www.rtm.fr/en – Transporti në Marsejë