Amir Abrashi

Lindur më : 27 Mars 1990 (26 vjec) Bischofszell , Zvicër

Gjatësia: 1,72 m

Pesha: 70 kg

Ekipi :  SC Freiburg

Roli : mesfushor

Këmba e preferuar : e djathta

Intervista:

 

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

 Është një ndjenjë unike , ne do të marrim pjesë në një turne të vecantë. Është një nder I madh për te gjithe ne.

  • Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

 Ne duam të arrijmë shumë , duam të kalojmë fazën e grupeve dhe të arrijmë në majë.

Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Kontakti im I parë me futbollin ishte në moshën 5 vjecare. Gjithmonë kam qëne pjesë e fushës. Në fillim ishte për qejf , por kur fillova të luaj në ligën e dytë të Zvicrës , e kuptova mundësinë time.

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

 Duhet të jenë shumë të disiplinuar dhe të ndjekin ëndrrat , mos të dorezohen pavarsisht vështirësive.

 

          Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

Nuk shpresoj , por pres që të mbërrijmë në raundin tjetër. Ndeshja e parë kundër ekipiv zvicerian është më e rendësishmjë , nëse fitojmë do të ishte një hap I rëndësishëm përpara. Kur vesh uniformën e Shqipërisë , jam shumë krenar që jam pjesë e ekipit , që përfaqësoj popullin tim , dhe kjo më jep më tepër fuqi.

  • Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Shqipëria – asgjë nuk është e pamundur.