Arlind Ajeti

Lindur më : 25 Shtator 1993 (22 vjec)  Bazel , Zvicër

Gjatësia: 1,84 m

Pesha: 83 kg

Ekipi :  Frosinone

Roli : mbrojtës

Këmba e preferuar : e djathta

Intervista

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

 Ndihem shumë mirë për këtë fakt. Ndjesia e parë ishte kënaqësia dhe tani jam krenar për të gjithë ekipin dhe për vehten time.

  • Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

 Po , është hera e parë, dhe jam shumë I gëzuar që jam pjesë e këtij momenti historik. Sigurisht që Shqipëria nuk njihet si ekip i madh , por ekipi jonë është më i mirë se c’ishte më përpara.

  • Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

 Kontakti I parë me futbollin ka ardhur pak a shumë , përpara 15 vjetësh. Isha 8 vjec dhe fillova të shikoja tim atë , që luante. Ai ishte portier. Më pas fillova të luaja me babai cdo ditë. Kur isha 10 vjec fillova të luaj me një ekip të vogël në Bazel, të quajtur Concordia Basel. Tre vjet me pas shkova tek Bazel , ku luajta në kategori të ndryshme , derisa u futa në ekipin e parë. Në 2015/2016 firmosa një kotratë me Frosinonen , në Seria A.

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

 Kur e kthej kokën prapa, them se më duhej të hiqja dorë nga shumë gjëra për të realizuar ëndrrën dhe të arrija dicka. Kam qëne me fat sepse prindërit më kanë mbështetur gjatë karrierës time dhe akoma vazhdojnë të më mbështesin. Por nëse dikush do të arrijë dicka , duhet të punojë shumë dhe të besojë në atë që bën.