Lindur më : 11 Janar 1991 (25 vjec) Shkodër , Shqipëria
Gjatësia : 1,88 m
Pesha : 80 kg
Ekipi : Rijeka
Roli: sulmues
Këmba e preferuar : e djathta
Intervistë:
- Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Është një ndjesi e cuditshme. Vite më përpara ne e ndiqnim Kampionatin Europian nga TV dhe mbështesnim ekipe të ndryshme , dhe tashmë ne jemi pjesë e këtij kompeticioni.
- Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Është padyshim historike për ne. Ndihem me fat dhe krenar që jam pjesë e këtij ekipi , ekipi që shkroi historinë duke u kualifikuar për në Europian , për herë të parë.
I• Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Kam nisur të luaj në moshë të re , sepse jam rritur në një qytet ku futbolli është gjithcka. Më pas gradualisht u bëra pjesë e Vllaznisë së Shkodrës , aty ku dhe fillova të luaj si profesionist.
- Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
I sugjeroj të rinjve që të punojnë dhe vetëm punojnë… duhet të bëjnë sakrifica për të marrë atë që duan. Cdo gjë është e mundur, por varet nga përpjekjet për të arritur gjithcka.Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Është një mundësi e artë për mua dhe shokët e ekipit. Një gjë është e sigurtë, do të japim më shumë se maksimumi.
Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?
Shpresoj që fituesja të jetë Shqipëria( qesh). Ka shumë ekipe që mund të fitojnë , por mendoj se |Spanja ose Gjermania , me shumë mundësi do ta fitojnë kampionatin.