Ermir Lenjani

Lindur më : 5 Gusht 1989 (27 vjec )  Karaceve , Gjilan , Kosovë

Gjatësia : 1,75 m

Pesha: 65 kg

Ekipi :  Nantes

Roli : mbrojtës , mesfushor

Këmba e preferuar : e majta.

Intervista:

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

 Mendojj se do ta ndjej që kjo gjë po ndodh me të vertetë , kur do të futem në fushë për herë të parë. Më duket si e pabesueshme , që shoh ëndrrën e fëmijëisë të bëhet realitet dhe dua që ta perfaqësoj Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

  • Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

 Ne nuk kemi shumë eksperiencë në këtë turne. Por ne luajmë me pasion dhe me dëshirën për të fituar. Do të përpiqemi ta shijojmë cdo ndeshje, të fokusohemi tek forca jonë , sic kemi bërë deri tani , dhe të shpresojmë për më të mirën.

  • Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Kam filluar të luaj që kur isha i fëmijë. Kur mbusha 11 apo 12 vjec , mu kërkua të luaj për FC Tosfeld , aty ku luajta për 1-2 vjet. Më pas , ekipe të tjera u interesuan për mua dhe më pas iu bashkova FC Ëeinterthur. Kam kaluar rininë time tek ky ekip , e më pas kalova në ekipin e parë.

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

 Mos hiqni dorë nga ëndrrat , besoni në të dhe stërvituni fort për ta realizuar.

  • Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

 Dua të mbështes kolegët e mij sa më mirë të jetë e mundur dhe do të bëj cdo gjë brenda mundësive të mia për suksesin e ekipit.

  • Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Gjermania ose Shqipëria