Odise Roshi

Lindur më : 22 Maj 1991 (25 vjec) Fier, Shqipëri

Gjatësia : 1,87 m

Pesha: 78 kg

Ekipi: Rijeka

Roli : mesfushor

Këmba e preferuar : e djathta

Intervista

 

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

Emocione të mëdha , dhe është një moment historik për mua dhe për të gjithë Shqiptarët.

 

  • Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

 Mendoj se të gjithë Shqiptarët janë të gëzuar dhe në momentin që fituam biletën për në Europian , unë isha më I gëzuari në të gjithë boëtn.

  • Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Kam filluar kur isha 10 vjec dhe e kuptova që në javën e parë që doja të bëhesha futbollist profesionist.

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

Duhet të jenë të disiplinuar , të fokusuar dhe përqëndruar në stërvitje , dhe të jetojnë një jetë të shëndetshme.

  • Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

Dua të fitoj ndeshjen e parë kundër Zvicrës , pjesa tjetër do të zgjidhet vetëvetiu.

  • Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Gjermania ose Spanja