Orges Shehi

Lindur më : 20 Shtator 1977 (38 vjec) Durrës , Shqipëri

Gjatësia : 1,82 m

Pesha : 78 kg

Ekipi :  Skënderbeu Korçë

Roli : Portjer

Këmba e preferuar : e djathta

Intervista

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

 Jam shumë i emocionuar që do të luaj në ‘’Euro 2016’’ për herë të parë , dhe shumë me fat që jam pjesë e këtij evenimenti.

Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

 Ne kemi besuar gjithmonë tek vetje dhe kemi punuar fort për të mbërritur aty. Dhe tani jemi krenarë për këtë mundësi- jo vetëm për ne por edhe për vendin tonë.

  • Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

 Kam filluar të luaj në moshën 12 vjecare. Ndeshjen e parë si profesionist e kam zhvilluar në vitin 1995, kur luaja me ekipin e qytetit tim , Teuta.

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

Do t’u thoja të gjithë lojtarëve të rinj, që të besojnë tek ëndrrat e tyre , dhe mos të dorezohen kurrë

  • Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016

 Dua të shkoj në Francë , të jap më të mirën dhe ti tregojmë të gjithëve që pjesëmarrja jonë në këtë turne nuk është dicka e rastësishme..

  • Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Do të isha shumë I lumtur nëse Shqipëria do të shpallej kampion, por dëshiroj që ekipi më i mirë ta fitojë këtë kompeticion.